Analisti Aleksandar Pandov, në një intervistë në TV Nova, ka thënë se Zoran Zaev është një njeri që shpesh i ndëron deklaratat e tij. Ai tha nuk duhet të harrojmë se para 4-5 ditëve Zoran Zaevi në disa televizione maqedonase tha se do të dorëhiqet nëse i humb zgjedhjet qoftë edhe me një deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zoran Zaev është një njeri i cili i ndëron shpesh deklarata dhe politikat e tij. Zaev ka mekanizëm se si t’i menaxhojë punët dhe sot ka ngritur ankesa tek KSHZ, por unë jam i bindur se deri sa të dalën rezultatet, Zaev do të shikojë të prolongojë në maksimum të gjitha afatet, por pas kësaj duhet të zyrtarizohen”, tha mes tjerash Pandov./Telegrafi/