Analisti Aleksandar Pandov mbrëmë në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja ka komentuar aksionet e fundit të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së në lidhje me koalicionin për qeverië e ardhshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Ato sinjale të cilat po i dërgojnë partitë politike të OBRM-PDUKM dhe BDI aq sa unë i kuptoj mendoj se po, do të formohet qeveri dhe mendoj se këtu do të kyçet edhe ndonjë parti më e vogël shqiptare që fituan deputet qoftë PDSH, Aleanca ose të dyja së bashku, nuk e di, por mua më duket se një gjë e tillë është e mundshme, mendoj se do të formojnë qeveri. Besa nuk merret parasysh, natyrisht për shkak se Besa haptaz treguan se nuk vjen në shprehje që të marrin pjesë në një qeveri ku figuron OBRM-PDUKM dhe BDI”, deklaroi Pandov në pytjen se a do të formojnë qeveri OBRM-PDUKM dhe BDI./Telegrafi/