Site icon Telegrafi

Pandov kërkon përgjegjësi penale për drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë

Aleksandar Pandov në emisionin ‘Samo vistina’ në Kanal 5 thotë se drejtoresha e sëmurë me coronavirus jo vetëm që duhet të shkarkohet por edhe të përgjigjet penalisht.

“Nuk duhet që Filipçe ta dënojë drejtoreshën vetëm me shkarkim por për shkak të shpërndarjes të një sëmundje me pasoja fatale, ajo duhet të përgjigjet penalisht”, thotë Pandov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, përmes coronavirusit shihet raporti i shtetit ndaj qytetarëve dhe se rasti i fundit me drejtoreshën është skandaloz.

Lexo po ashtu Dyqind persona në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me drejtoreshën e dermatologjisë në Shkup

Ai tha se dëmi që drejtoresha e ka bërë është tepër e madhe dhe se për shkak saj nuk do të funksionojë një klinikë e tërë./Telegrafi/

Exit mobile version