Site icon Telegrafi

Pandov: Jam i sigurt se çështja e emrit me Greqinë do të zgjidhet

Aleksandar Pandov, i cili ishte i ftuar në TV “Kanal 5″, tha se mosmarrëveshja e emrit tani do të zgjidhet, pasi kryeministri i Maqedonisë e pranoi për herë të parë erga omnes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Greqia nuk mund të del nga kjo situat. Unë garantoj se kjo tani do të zgjidhet, pa marë parasysh do të jetë Ilindenska apo ndonjë emër tjetër. Të gjitha shtatë pika e Nimetz janë plotësuar. Ne e dimë se flitet rreth emrit, tani e kuptojmë se ato kanë qenë më shumë pika. Për herë të parë kemi një kryeministër në Maqedoni që është dakorduar me erga omnes. I kemi grekët të cilët insistonin në erga omnes dhe vetëm emrin Veriore, Epërme, Ilindenska, ajo është një formulë e qartë. Këto ishin shumë të rënda për t’u biseduar. Grekëve nuk ju pengon kjo apo ajo, por ju pengon ekzistenca e Maqedonisë dhe maqedonasve. Në Maqedoninë e Egjeut me mijëra maqedonas janë asimiluar dhe ato paraqiten si grek”, tha Pandov. /Telegrafi/

Exit mobile version