Site icon Telegrafi

Pandov: Fundjava e vetme e Republikës së Maqedonisë (Foto)

Analisti politik Aleksandar Pandov nëpërmjet rrjetit social “Facebook” thotë  se “për fat të keq, e jetojmë fundjavën e fundit në Republikën e Maqedonisë”.

“Mbetën edhe disa ditë deri më 9 janar, kur është caktuar seanca në Kuvend për fshirjen definitive të Maqedonisë dhe gjithçka që është maqedonase”, shkruan Pandov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se mbështet thirrje për protestë para Kuvendit në ora 12:00 dhe ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk pajtohen me pranimin dhe votimin e, siç e cek ai, marrëveshjeve të turpshme të jenë të pranishëm para Kuvendit./Telegrafi/

Exit mobile version