Telegrafi

Pandev zgjedh Interin?

Sipas Corriere dello Sport, Pandev do t’i bashkohet Interit ose në janar ose në qershor, në varësi të shkëputjes së kontratës me Lazion.

Për Pandev po ashtu të interesuar janë edhe Fiorentina dhe Juventus, por ai raportohet se dëshiron t’i bashkohet Jose Mourinhos te Interi.

Kontrata e maqedonasit me klubin romak do të skadojë në qershor, duke i lejuar atij të nënshkruajë një para-marrëveshje me Interin që në janar, nëse Lazio refuzon të bëjë biznes./Telegrafi/