Goran Pandev kishte dhënë kontributin e tij tek Interi në sezonin 2009/2010, kur skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi tripletën e famshme.
Sulmuesi maqedonas në korrik mbush 37-vjet, por ofertat për të nuk mungojnë dhe një të illë ia kishte bërë edhe Interit.
Lojtari i Genoas mori një telefonatë befasuese nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilion në janar.
“Ausilio më telefonoi ditën e parafundit të afatit kalimtar dhe më bëri një ofertë deri në fund të sezonit me mundësin e vijimit të një karriere si drejtues tek Interi”.
“E pyeta nëse po tallej me mua dhe i thashë me shaka se duhet të merrte një lojtar më të ri. Më pas fola me klubin tim dhe më thanë që nuk bëhej fjalë të linin të lirë”.
“Interi është gjithçka për mua, është klubi që më transferoi në Itali dhe skuadra që më ndryshoi jetën”.
“Dua të vazhdoj të luaj edhe një vit, sepse ëndrra ime për ta mbyllur me Euro 2020 u shty për vitin tjetër”, ka thënë Pandev. /Telegrafi/