Site icon Telegrafi

Pandev nuk mund ta zhvillojë gjithë ndeshjen ndaj Kosovës

(Foto: ekipa.mk/ffm.mk)

Kapiteni i përfaqësuese së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, nuk do të mund t’i zhvillojë 90 minuta në ndeshjen kundër Kosovës.

Të enjten (8 tetor) me fillim nga ora 20:45 në Arena ‘Todor Proeski’ në Shkup, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Skuadra fituese do të zhvillojë edhe një finale të ‘play-offi’ kundër fituesit të përballjes tjetër që zhvillohet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

(Foto: ffm.com)

Ndërkohë, pas vështirësive të mëdha, futbollisti më i mirë maqedonas ka arritur në Shkup për këtë përballje të rëndësishme, por ka pranuar se nuk mund ta zhvillojë gjithë ndeshjen.

Pandev: Jetoj për ndeshje të këtilla, le të fitojë më i miri
Lexo po ashtu Pandev: Jetoj për ndeshje të këtilla, le të fitojë më i miri

“Mendoj se nuk jam i përgatitur për gjithë ndeshjen, mirëpo përzgjedhësi e di më së miri këtë. Shpresoj që ta kryejmë punën para 120 minutave dhe të kualifikohemi në finalen e dëshiruar”, ka thënë sulmuesi veteran në konferencën për shtyp.

Nga ana tjetër, trajneri Igor Angelovski është shprehur: “E dimë shumë mirë se cila është rëndësia e Goranit në secilën minutë që kalon në fushë. Është fatkeqësi ajo që ndodhi me kapitenin në Genoa, ka qenë në izolim, larg stërvitjeve dhe pa ndeshje. Megjithatë, kjo ndeshje zhvillohet edhe pa stërvitje, motivimi është i madh”. /Telegrafi/

Exit mobile version