Goran Pandev ka folur për sfidën e Ligës së Kombeve që Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do ta zhvillojë ndaj Kosovës.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dështuar të kualifikohen nga eliminatoret e Euro 2020, por kanë mundësi këtë ta bëjnë në mars me anë të Ligës së Kombeve.
Kapiteni dhe ylli i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, ka folur për këtë ndeshje, derisa ka thënë se beson shumë se do ta eliminojnë Kosovën.
“Tani në mars na pret Liga e Kombeve dhe shpresoj që përmes kësaj gare do të gëzojmë Maqedoninë dhe të kualifikohemi në Euro 2020. Kjo gjeneratë meriton të luaj në ngjarje të madhe”,
“Deri në mars kemi kohë, me rëndësi është të jemi të gatshëm dhe të kompletuar për ato gara. E di se do të kemi mbështetje të madhe nga publiku, ata do të jenë lojtari ynë i 12-të, kurse nga ne varet gjithçka”.
“Kemi mundësi të shkëlqyeshme ta fitojmë ndaj Kosovës, megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodh”.
“Edhe ata kanë reprezentacion cilësor, megjithatë kjo gjeneratë do të dëshmojë kualitetin e tij dhe shpresojë se do të kualifikohemi në Evropian”, ka thënë Pandev.