Telegrafi

Pandev i ngazëllyer me rikthimin në Inter

Maqedonasi arriti në Serie A në vitin 2001 si lojtar i Interit, por u huazua së pari te Spezia dhe pastaj te Ancona, para se të transferohej te Lazio në vitin 2004 ku ka shkëlqyer gjatë pesë sezoneve të fundit.

“Jam vërtet, vërtet i lumtur. Ëndërr e imja ishte të qëndroja në Inter, por gjërat shkuan më ndryshe. Tash jam rikthyer dhe ky është një fund i lumtur. Shpresoj se do t’u rikthehem fitoreve me Interin”.

“Në disa ditët e ardhshëm kam qenë në stërvitje në vendin tim, derisa në dy muajt e kaluara kam vazhduar të ruaj formën në Lazio. Jose Mourinho do të vendosë nëse do të luaj ose jo, por unë jam i gatshëm”, ka thënë Pandev./Telegrafi/