Telegrafi

Pandev është lojtar i lirë

Maqedonasi kërkoi prishje të marrëveshjes me ekipin italian pasi presidenti i klubit Claudio Lottito vendosi ta largojë atë nga ekipi i parë, për shkak se ai refuzoi ta vazhdojë marrëveshjen dhe kërkoi të largohet.

“Komisioni i Arbitrave vendosi në favor të Pandev dhe beteja gjyqësore me Lazion është e fituar. Marrëveshja me klubin është prishur dhe Lazio duhet të paguajë një dëmshpërblim 160 mijë euro si edhe harxhimet e procesit”.

“Kemi marrë një faks nga Liga Calcio me të cilën pohohet prishja e marrëveshjes e cila hyn në fuqi menjëherë. Pandev tash mund të negociojë me cilindo klub që dëshiron, por kjo do të realizohet me një marrëveshje të përbashkët me agjentët e tij. Sidoqoftë ai tashmë nuk ka kontratë me Lazion”, ka thënë Grassani./Telegrafi/