Telegrafi

Pandev: Është lehtë të luash tek Inter

Interi fitoi kundër Chievos me golin e shënuar nga Mario Balotelli, ndërsa ish-sulmuesi i Lazios ishte i përfshirë në këtë gol.

“Jam i lumtur me këtë debutim. Jam i lumtur për veten dhe për ekipin. Luajtëm mirë dhe fituam në një terren të vështirë. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë, nga trajneri deri te bashkëlojtarët”.

“Jam i lumtur që u ktheva në fushë, pas më shumë se pesë muajsh pushim”.

“Bashkëlojtarët e mi të rinj janë kampionë të vërtetë, ata më ndihmuan shumë. Interi është skuadra më e fortë në Itali. Është lehtë të luash në një ekip të tillë”, ka thënë Pandev. /Telegrafi/