Site icon Telegrafi

Pandemia sjell koncept revolucionar në Kosovë në industrinë e ushqimit

Ndërkohë që situata e pandemisë solli izolimin e një pjese të gjerë të njerëzimit, duket se në prapavijë po përgatitej një nga revolucionet teknologjike në industrinë e ushqimit të shpejtë në Kosovë.

Përmes postimeve të para ngacmuese, Mucho paralajmëron një përvojë më shumë se ushqim. Ndërsa në website të kompanisë, mikpritës është një robot virtual, Bot Mucho, që shfrytëzon inteligjencën artificiale për të komunikuar me vizitorët, duke ju përgjigjur pyetjeve rreth brendit dhe duke ofruar informata shtesë.

Çfarë e bënë më tutje interesant këtë robot është mundësia që ofron për tu anëtarësuar në Mucho Family, dhe si rrjedhojë mundësia të jetë një nga të zgjedhurit e rëndomtë për testim të ushqimit gratis para hapjes së kompanisë për publikun. Gjithashtu, anëtarët pritet të përfitojnë zbritje dhe oferta të vazhdueshme.

Website i kompanisë mund të vizitohet në www.eatmucho.com.

Ndërsa në profilin e kompanisë në instagram, linku i të cilit është www.instagram.com/eat.mucho, Mucho shkruan:

“#EatMucho është një përvojë ushqimore që përfshinë shije unike, kostumizim ushqimi, enterier ekzotik, intelegjence artificiale, dhe shumë buzëqeshje.”

Komunikimi i brendit definitivisht ngritë shumë kureshtje dhe përfaqëson vlera të larta profesionale, por mbetet të dëshmohet kualiteti i ushqimit dhe shërbimit.

Exit mobile version