Site icon Telegrafi

Pandemia, ideja gjeniale për të mirëpritur fëmijët në kopsht, bankat kthehen në “xhipa”

Një mësuese në një kopsht në Teksas për ta bërë distancimin social në këtë kohë pandemia më pak shqetësues për nxënësit e saj të vegjël ka menduar një zgjidhje mjaft efikase dhe argëtuese. Ajo i ka kthyer bankat e tyre në makina.

Kjo foto e publikuar nga Jennifer Birch Pierson, gjithashtu frymëzoi dhe shumë mësues të tjerë në Shtetet e Bashkuara për të gjetur mënyra sa më krijuese për të rritur nivelin e sigurisë në klasat e tyre pa i trembur fëmijët, veçanërisht fëmijët e vegjël.

Edhe Patris Dovi dhe Kim Martin të dy mësues në shkollën fillore Episkopale Barnabas, Deland, Florida, gjithashtu vendosën të mbrojnë nxënësit e tyre në një mënyrë imagjinare.

“Shkolla na kishte siguruar masat mbrojtëse por ne ishim të shqetësuar se fëmijët do të ndjeheshin të frikësuar, kështu që ne i kthyem stolat në xhip” – u shpreh Martinn.

Në momentin që fëmijët kishin shkuar në klase ata i kishin thënë celsin e xhipit të tyre dhe u kishin shpjeguar që në momentin që ata do të dilnin nga kabina e tyre duhet të vendosnin me patjetër maskën. /oranews/

Exit mobile version