Telegrafi

Pandemia e coronavirusit i kishte ndarë, pas zbutjes së masave kufizuese – motrat spanjolle ribashkohen pas dy muajve izolimi

Pandemia e coronavirusit ka bërë që pothuajse e tërë bota të izolohet, me shpresën se në këtë mënyrë do të parandalojnë përhapjen e mëtejme të COVID-19.

E duke marrë parasysh se shumë vende nëpër botë janë goditur rëndë nga kjo pandemi duke ua marrë qindra mijëra qytetarëve, ata janë detyruar të qëndrojnë sa më larg edhe familjarëve të tyre, nga frika se mund të bartin virusin nga njëri person te tjetri, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që malli për më të dashurit të rritet edhe më shumë pas qëndrimit disa mujor nëpër shtëpi, siç është edhe rasti i dy motrave nga Spanja. Ato mezi kishin pritur që të zbuten masat kufizuese që të ribashkohen dhe fëmijët e tyre të kalojnë qaste të lumtura.

Ky moment është filmuar dhe dokumentuar, ku njëra prej tyre kishte shkuar për ta vizituar motrën tjetër së bashku me fëmijët, gjithmonë duke respektuar distancën sociale të rekomanduar nga ekspertët shëndetësorë.

Ato madje nuk përqafojnë fëmijët e njëra-tjetrës që nuk i kishin parë për më shumë se dy muaj, kur autoritetet spanjolle vendosën të bllokojnë vendin pas numrit të madh të viktimave dhe të infektuarve me coronavirus. /Telegrafi/