33 mijë vende pune janë humbur tashmë në sektorin e hotelerisë dhe dhjetëra mijëra janë nën kërcënim.
Ky është mesazhi nga kreu i organizatës Gastrosuisse, Casimir Platzer i cili shton se, dy në pesë biznese do të shuhen për shkak të pandemisë COVID-19.
Platzer po i bën thirrje qeverisë zvicerane që të mos e bëjë jetën më të vështirë për sektorin.
Ai thotë se ka një numër të ulët të infeksioneve në restorante të cilat kanë zbatuar masa sigurie dhe hedh poshtë idenë e një orar ndalimi.
Platzer shton se nuk ka rëndësi nëse mysafirët janë në një restorant në orën 09:00 ose 11:00.
Ai po bën thirrje për lehtësim të qirasë nga pronarët dhe më shumë ndihmë të qeverisë. /Albinfo/