Site icon Telegrafi

Pandemia COVID-19 falimenton dy gjigantë britanikë të shitjes me pakicë

Peacocks dhe Jaeger, kompani në mesin e zinxhirëve kryesorë të shitjeve me pakicë në Britani të Madhe kanë falimentuar.

Në një deklaratë nga Edinburgh Woolen Mill (EWM) Group, nën të cilin veprojnë zinxhirët e famshëm të shitjes me pakicë të veshjeve, u njoftua se kompanitë u shpallën si të falimentuara për shkak të mungesës së blerësve për kompanitë.

Të dy zinxhirët me pakicë kanë gjithsej 500 dyqane dhe 4,750 punëtorë në gjithë vendin.

“Ne kemi qenë duke zhvilluar negociata konstruktive me një numër blerësish të mundshëm për shitjen e zinxhirëve të Peacocks dhe Jaeger në javët e fundit”, tha grupi në një deklaratë.

“Megjithatë, ecuria negative e vazhdueshme në sektorin e shitjes me pakicë për shkak të pandemisë dhe karantinës së dytë bëri që negociatat të zgjaten dhe të bëhen më komplekse”, theksohet më tej.

Në Britani të Madhe, vendin me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 në Evropë, më 5 nëntor filloi të zbatohet një karantinë e re kombëtare, me çka të gjitha bizneset përveç marketeve thelbësore dhe farmacive u mbyllën, ndërsa dalja në rrugë u kufizua. /Telegrafi/

Exit mobile version