Biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi, ka njoftuar se kanë ndihmuar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës me donacion prej 100 komplete çarçafësh dhe pajise përcjellëse për 100 shtretër në repartet spitalore.
Kelmendi ka thënë në kohë të pandemisë duhet qenë të kujdesshëm, transmeton Telegrafi.
“Jam i lumtur që sot Kompania jonë ‘Elkos Group-Etc’, i është përgjigjur nevojave emergjente të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, me donacion prej 100 komplete çarçafësh dhe paisje përcjellëse për 100 shtretër në repartet spitalore, Infektive, Pulmologjike dhe Interno”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Kelmendi ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.
“Të dashur qytetarë, jemi në një periudhë të rënduar të situatës pandemike, andaj duke qenë të kujdesshëm dhe duke respektuar masat e kërkuara shëndetësore, ne ruajmë shëndetin dhe jetën tonë dhe të të afërmve tonë si dhe drejtpërdrejt ndihmojmë personelin shëndetësorë në përballje me këtë virus”, thotë ai.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 720 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave nga ky virus ka arritur në 860./Telegrafi/