Site icon Telegrafi

Pandemia COVID-19 e dërgon Zelandën e Re në recensionin më të keq ekonomik prej tre dekadash

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern | Foto: Hagen Hopkins/Getty Images/Guliver

Zelanda e Re është në recesionin e saj më të thellë prej tre dekadash, pas masave të rrepta në përgjigje të pandemisë COVID-19.

Mes muajit prill-qershor, ekonomia e vendit u tkurr më 12.2 për qind.

Ky është recensioni i parë i Zelandës së Re që nga kriza financiare botërore dhe më i keqi që nga viti 1987, kur filloi sistemi aktual i matjes.

Megjithatë, qeveria shpreson që përgjigjja e saj ndaj pandemisë do të çojë në një rimëkëmbje të shpejtë, përcjell Telegrafi.

Ekonomia ka të ngjarë të jetë një çështje kryesore në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, e cila u shty pas një rritje të papritur të rasteve COVID-19 në muajin gusht.

Në krahasim me Australinë, Zelanda e Re regjistroi një rënie të madhe ekonomike, përderisa Australia ishte shumë më e ashpër me vendimet ndaj pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version