Site icon Telegrafi

Pandemia COVID-19 ‘detyron’ Zaran t’i mbyll 1,200 dyqane në të gjithë botën

Pandemia COVID-19 duket se po rikthehet sërish në ato vende të botës ku sapo kishte nisur rihapja dhe kthimi në normalitet.

Për këtë arsye, firma e famshme e rrobave dhe aksesorëve Zara, ka vendosur të mbyllë 1,200 dyqane nga 7,000 që zotëron gjithsej, përcjell Telegrafi.

Mbylljet do të bëhen kryesisht në Evropë dhe Azi aty ku shfaqet rreziku më i madh nga pandemia.

Numri i përgjithshëm i dyqaneve do të bjerë nga 7,412 në mes 6,700 dhe 6,900 pas riorganizimit, i cili gjithashtu do të përfshijë hapjen e 450 dyqaneve të reja.

Kompania gjatë tremujorit të parë të 2020-së raportoi një humbje neto prej 409 milionë euro.

Disa mendojnë se kjo mund të jetë edhe një strategji e firmës për të shtuar numrin e shitjeve online por kjo e fundit nuk është konfirmuar ende.

Exit mobile version