Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka thënë se humbja e dy ushtarëve në detyrë është një lajm i dhimbshëm për familjarët dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Majko ka thënë se ka marrë lajmin nga Letonia për humbjen e jetës së komandantit të kontingjentit shqiptar në misionin e NATO, major Klodian Tanushi, transmeton Telegrafi.
Ministri Majo ka shprehur ngushëllime familjarëve, ai ka thënë se fjalët janë të pakta për ta shprehur dhimbjen.
Major Klodian Tanushi ishte plagosur pas shpërthimit të minës që vrau nëntetaren Zarife Hasanaj.
Javë më parë, kontingjenti shqiptar kishte fituar garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë ne vrap. /Telegrafi/