Kamerat e sigurisë në një gjykatë në Utah të Shteteve të Bashkuara, e kanë filmuar të pandehurin që u largua i prangosur nga gjykata dhe kërceu nga ballkoni i katit të dytë.
Në videon e shkurtër të shpërndarë në media, Christopher Clay Rudd shfaqet i trullosur dhe pa ndjenja ndërsa qëndron i shtrirë në dysheme, transmeton Telegrafi.
Fytyra tij mbulohet nga gjaku, ndërsa pranë i qëndrojnë dy mbrojtës të rendit. Mësohet se 35-vjeçari e ka thyer këmbën dhe legenin, ndërsa ka edhe thyerje në kafkë.
Autoritet kanë thënë se ai ishte nën akuzë për keqpërdorime me drogë, ndërsa gjykohej sepse dështoi të ndiqte tretmanët e urdhëruara nga gjykata.
Zyrtarët policorë, nuk kanë saktësuar nëse Rudd po përpiqej ta lëndonte vetën. Me këtë rast, ai rrezikon të merr dënim shtesë për shkak të tentim ikjes.
Sipas regjistrave, gjykata nuk i ka caktuar atij ndonjë avokat. /Telegrafi/
https://youtu.be/RCAWidKxDTI