Telegrafi

‘Pandat nuk janë specie e rrezikuar, por 10-shet klasike’

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero kërkon një mbrojtje më të fortë për ‘numrin 10’, pasi sipas tij është një specie e rrezikuar.

41-vjeçari italian u përgjigj në faqen e parë të edicionit të djeshëm të Gazzetta dello Sport, në të cilin gazeta qahen për mungesën e një fantasisti apo një 10-she klasike që konkurrojnë për ‘Scudetto’ në ditët e sotme.

“Gazzetta, tani që pandat nuk janë një specie e rrezikuar, le të mbrojmë #10!. Unë e di një të mirë i cili jeton në LA”, ka thënë Del Piero, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ozil tregon afeksionin e tij pas fanellës me numër 10

Megjithatë, pjesa e dytë e cicërimës ishte një referencë ironike për veten e tij, pasi njihet si ndër ’10-shit’ më të mirë në histori të futbollit.

Ndërsa komenti i Del Pieros ishte gazmor, kjo megjithatë konfirmon atmosferën e zymtë në Itali dhe gjetiu, në të cilin ekziston një ndjenjë se 10-shet klasike si Zinedine Zidane, Diego Maradona apo Roberto Baggio janë ngadalë duke u zhdukur. /Telegrafi/