Telegrafi

I pandalshëm Liverpooli, fiton në udhëtim te Crystal Palace (Video)

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, Reds fituan edhe ndaj Crystal Palace me rezultat 2-4.

Mysafirët ishin më të mirë në këtë takim, por në pjesën e parë hasën në disa vështirësi të mëdha.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 16-të nga Emre Can, por vendasit barazuan pas dy minutash me anë të James McArthur pas një gabimi në mbrojtje.

Festimi i çuditshëm i McArthur te golat e tij.

Në minutën e 21-të shënoi Dejan Lovren për të përmirësuar gabimin e pak minutave më parë, por edhe kjo nuk zgjati shumë pasi në minutën e 33-të shënoi edhe një herë McArthur.

Që Reds të shkonin në pushim me epërsi u përkujdes mbrojtësi Joel Matip, i cili në minutën e 44-të shënoi bukur me kokë dhe me rezultat 2-3 skuadrat shkuan në pushim.

Shkëputja bukur e Matip te goli i tretë i Liverpoolit

Pjesa e dytë filloi me rastet e Christian Benteke dhe Sadio Mane, por për golin e qetësisë u përkujdes Roberto Firmino në minutën e 71-të, i cili parabolloi portierin pas një asistimi maestral nga kapiteni Jordan Henderson.

Momenti i golit fantastik nga Firmino.

Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e tretë me 23 pikë, aq sa Arsenali dhe Manchester City në dy pozita më lartë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp është ndaj Watfordit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5o2PJCUwBtI

https://www.youtube.com/watch?v=S5MQghbMzO4