Site icon Telegrafi

I pandalshëm Trump në ngacmimin e bukurosheve: Një tjetër aktore e famshme rrëfen që pasi e refuzoi, pasoi hakmarrja e tij!

Morisë së të famshmeve, të cilat jo vetëm kanë dalë hapur kundër Donald Trump, por madje e kanë akuzuar atë se i ka ngacmuar seksualisht, i shtohet edhe Salma Hayek.

Aktorja ka rrëfyer për një program radiofonik në gjuhën spanjolle, një ndodhi të shumë viteve më parë, kur ishte e re dhe kishte një të dashur.

“Kur e njoha atë, kisha një të dashur dhe isha e lumtur. Ai (Trump) u përpoq të hynte në shoqëri me të dashurin tim që të merrte numrin e telefonit të shtëpisë ku ne jetonim. Kur i thashë se nuk do të dilja në një takim me të edhe nëse nuk do të kisha një të dashur, që e mori si mungesë respekti, nisi të më telefononte akoma më shumë”, ka treguar ajo, transmeton gazeta Tema.

I pandalshëm Trump në përpjekjet e tij erotike.

50-vjeçarja ka thënë më tej se kur u përball me refuzimin e vazhdueshëm të saj, miliarderi u hakmor.

“Nuk mund ta them me siguri, por dikush ka bërë një telefonatë te National Enquirer dhe kjo e fundit publikoi një artikull, ku Donald Trump deklaronte se nuk do të shoqërohej kurrë me mua, sepse isha shumë e shkurtër”, ka shtuar Hayek duke sqaruar se hakmarrja nuk ishte i vetmi synim i artikullit.

Lexo po ashtu Me kalimin e viteve, ato u bënë femrat më të bukura në botë (Foto)

“Më telefonoi sërish menjëherë pas publikimit të këtij shkrimi dhe më ftoi sërish për një takim për të më trembur mua dhe kinse për t’i provuar revistës se e kishte gabim”, ka thënë ajo.

Mbetet e paqartë se kur ka ndodhur e gjithë kjo, ndërkohë që stafi i Donald Trump që është i zënë edhe me 10 raste të tjera të ngjashme, nuk ka komentuar ende për këtë.

Exit mobile version