Telegrafi

Panda që buzëqeshë dhe bën ‘selfie’, është bërë atraksion turistik (Video)

Në Sichuan të Kinës, turistët që po shkojnë të vizitojnë pandat, po ndalojnë te njëra prej tyre e cila ka dëshirë të bëjë ‘selfie’.

Derisa pjesëtarët e këtij lloji janë më të mbyllura dhe nuk duan të takojnë shumë vizitorët, ajo është shumë e afërt dhe buzëqeshë pranë secilit që i afrohet, transmeton Telegrafi.

Madje, nuk nguron që t’ju vë putrat sipër dorës apo qafës, për të bërë një fotografi sa më të mirë.

“Është nja panda shumë fotoxhenike, ishte shumë e dashur dhe e gëzuar”, ka thënë një vizitore, që qëndroi pranë saj.

Në këtë park ka një numër të konsiderueshme të këtyre kafshëve, që janë specie në zhdukje dhe numri tyre po zvogëlohet në masë të madhe. /Telegrafi/