Telegrafi

Pançevski: Në jetë kam vjedhur vetëm një lodër nga kopshti!

Kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1, Vlladimir Pançevski ka hedhur poshtë akuzat se ai kishte një të kaluar kriminale, ende në ditët e hapura të shkollës së mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Më kujtohet në kopsht pasi vodha një lodër. Ndoshta edhe ajo do të dalë në publik. Çfarë të them… marrëzia njerëzore nuk ka fund’, tha në një deklaratë Pançevski për Fokus.

Përndryshe, portali A1on thotë se ka dokumente për dosien të Pançevskit, sipas të cilës kryetari i Gjykatës ka marrë pjesë në vjedhjen e radiove, megafonëve dhe pllakave të nxehta elektrike. Sipas portalit, Pançevski herën e fundit ka plotësuar dosjen 11 vjet më parë, për veprën penale “dhunës”.

Lidhur me këtë çështje për Fokus, Pançevski tha: Nuk kam ndërmend të komentoj në mënyrë individuale për të gjitha akuzat. Thash atë çfarë deshta të them. /Telegrafi/