Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, për herë të dytë kërkoi nga Gjykata e Apelit lirimin e tij për rastin lidhur me keqpërdorimin e sistemit “AKMIS”.
Ai u ankua se ka pësuar torturë psikologjike duke pretenduar se rasti ndaj tij ishte i sajuar në të cilin nuk kishte paramendim, pasojë apo dëmtim.
Prokuroria e lartë nuk u pajtua me këtë dhe kërkoi nga Apeli konfirmimin e dënimit me tre vjet e gjysmë burg.
Sipas Prokurorisë, gjykata e Velesit nuk ka bërë shkelje thelbësore në procedurën e cila është bazë për shfuqizimin e aktgjykimit.
Pançevski akuzohet se si kryetar i Gjykatës penale në Shkup ka shpërndarë lëndët gjyqësore tek gjykatës të “përshtatshëm”, në vend që ato të shpërndahen me sistemin automatik “AKMIS”./