Telegrafi

Pançevski: Gjykatat nuk janë të partizuara kurse letra është spekulim

Kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski ka përgënjeshtruar lajmet se 15 gjykatës janë ankuar për atë kinse ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke thënë se gjykata nuk është e partizuar dhe letra e 15 gjykatësve është vetëm një spekulim, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Kritikat për punën e Gjykatës i vlerësoj si sulme direkte për sistemin gjyqësor për të rrëzuar pushtetin gjyqësor. Nuk kam informacione se ndonjëri gjykatës është anëtarë i ndonjë partie. Letra e cila dje u pa në media ishte me nënshkrime të shkurtuara dhe nuk besoj se ndonjë gjykatës do që të fshihet pas nënshkrimeve të shkurtuara.” thotë për Faktor, kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski./Telegrafi/

Lexo po ashtu 15 gjykatës kërkojnë llogari nga Pançevski (Dokument)