Vlladimir Pançevski në një intervistë për “Fokus” tha se vërejtjet nga Brukseli se gjyqësori në Maqedoni ka shënuar regres, janë të pabaza, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kritikat se puna e Gjykatës Penale dhe “paketimi” i deklaratave nga ana e ekspertëve vendorë, se gjyqësori është i partizuar, i vlerësoj si sulm direkt ndaj sistemit gjyqësor me qëllim që qeveria gjyqësore në shtet të rrënohet”, deklaroi Pançevski.
Në lidhje me letrën e gjykatësve me të cilën ata janë të revoltuar nga qëndrimi i tij dhe mënyrën e keqpërdorimit të funksionit tij, Pançevski deklaroi se ato letra janë të falsifikuara dhe se asnjë gjykatës nuk do të fshihej pas nënshkrimeve të shkurtuara.
Pançevski gjithashtu bëri thirrje që të gjithë ata që kanë dëshmi për partizimin e Gjykatës ose ndonjë gjykatës hapur është anëtarë i ndonjë partie politike t’i përmendin me emra dhe mbiemra./Telegrafi/