Telegrafi

Pançevski dëshmoi kundër Janevës, Ristoskës, dhe dy të tjerëve për bastisjen në zyrën e tij (Video)

Ish-kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski ka dëshmuar kundër të akuzuarve Katica Janeva, Lençe Ristoska, Vidoe Luçkarovski, si edhe ndaj kryetares së Gjykatës së Gjevgjelisë, Zllata Popova.

Ai konsideron se të gjithë të lartëpërmendurit kanë vepruar në mënyrë të paligjshme për bastisjen në kabinetin e tij dhe në shtëpinë e tij, në kuadër të parahetimeve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për aspekt të fshehtësisë zyrtare.

Sipas TV Telma, PSP-ja dhe ekipi i Janevës nuk e komentojnë këtë procedurë, por janë përgjigjur se nuk kanë marrë ndonjë thirrje për t’u marrë në pyetje./Telegrafi/