Telegrafi

Pançevski: Bastisja ishte e dhunshme, dëshirojnë të frikësojnë gjykatësit në Maqedoni (Video)

Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski akuzoi se bastisja e kryer nga PSP-ja ka qenë brutale dhe se ndaj tij është kryer dhunë fizike. Ai dërgoi porosi deri te Janeva dhe gjykatësit tjerë, duke thënë se i inkurajon të punojnë në pajtim me ligjin, por mendon se veprimi i këtillë është kryer për të krijuar frikë.

Lexo po ashtu Janeva: Po analizohen materialet e konfiskuara gjatë kontrolleve

“Mosdija e Katica Janeva vazhdon. Me këtë veprim u arritën dy qëllime, për rezultatet zgjedhore të LSDM-së dhe krijimin e frikës në sistemin gjyqësor në Maqedoni. Janvea nuk do të më frikësojë, e kam ndëgjegjen e pastër, ndërsa dje, pa mos u sqaruar të drejtat e mia dhe pa prezencë të mbrojtësit u përdor dhunë nga nëpunës i MPB-së”, tha gjykatësi Pançevski në një intervistë për TV 24.

Dëshmitë materiale të cilat PSP-ja i konfiskoi tani më janë mjet i analizës gjyqësore. Duhet të vërtetohet nëse sistemi AKMIS për shpërndarje elektronike të lëndëve te gjykatësit është keqpërdorur dhe nëse vetë Pançevski si kryetar i atëhershëm i Gjykatës penale ka ndërhyrë në shpërndarjen e lëndëve te gjykatës sipas preferncës së tij./Telegrafi/