Ish kryetari i Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski, akuzoi se një hetues i PSP-së gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ka vjedhur çelësin e tij dhe këtë e mbështet në video incizimin e kamerës së sigurisë në shtëpinë e tij, të cilën e publikoi TV Alfa.
Gjykatësi Pançevski thotë se kjo video është dëshmi për mënyrën e punës së PSP-së dhe, siç thotë ai, shtypjen që kryhet ndaj tij, por edhe shtypjen që duhet ta presin kolegët e tij dhe thotë se ky incizim duhet të shërbejë si dëshmi për krimin dhe mashtrimet e PSP-së./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tzwaPo2Jm88