Site icon Telegrafi

Pance Milevski, trajneri i ri i KB Trepçës

Trajneri maqedonas arriti të enjten në Kosovë, ku zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore me mitrovicasit. Milevski u rikthye në Trepçë, pasi klubi vendosi që të shkarkojë finlandezin Mika Turunen, me të cilin nuk u ndanë të kënaqur.

“Ai ka arritur në Kosovë dhe ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore. Është stërvitja e parë dhe shpresojmë se gjithçka do të shkojë shumë mirë”, është shprehur menaxheri i Trepçës, Lenart Vidishiqi, për Orainfo./Telegrafi/ 

Exit mobile version