Telegrafi

Panasonic Toughbook H2 del në Gusht

Bëhet fjalë për një bishë të vërtetë, të paketuar në një tablet me sistem operimi Windows 7, me ekran 10-inch me prekje, me një procesor Intel-Core i5-2557M vPro nga 1.7 GHz në 2.7 GHz, 4GB DDR3 RAM, memorje të integruar 320 GB, WiFi, Bluetooth dhe jetëgjatësi të baterisë në 6.5 orë punë.

Por në fakt ky ekzagjerim në opsione, ka sjellë dhe një çmim aspak të favorshëm. Tableti Panasonic Toughbook H2, i cili del në muajin Gusht kushton 3.449 $. /Telegrafi/