Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar për raportin e Institutit të Statistikave për bujqësinë. Gjatë një takimi në Mirditë, ministri Panariti tha se INSTAT-i duhet të ndryshojë metodologjinë mbi statistikat.
Shifrat për bujqësinë sipas Panaritit, në vendin tonë flasin për rritje, duke kundërshtuar kështu raportin e INSTAT.
“INSTAT duhet të ndryshojë metodologjinë për statistikat. Bujqësia është në rritje, dhe kjo mund të shihet me një veprim të thjeshtë matematikor. Nuk e di me çfarë aritmetike i nxjerr këto shifra INSTAT, por bujqësisë nuk duhet t’i faturohet dhe sektori pyjeve. Bujqësisë duhet t’i njihet sektori i agro-përpunimit”, tha ministri Panariti. /Telegrafi/