Një vit pas premierës së gjeneratës së pestë të Volkswagen Caddy, ka arritur versioni PanAmericana si zëvendësim për Caddy Alltrack nga gjenerata e mëhershme.
PanAmericana do të jetë i disponueshëm në versionin për pasagjerë dhe atë për transportimin e mallrave, derisa tërheqja me të katër rrotat do të jetë opsionale, transmeton Telegrafi.
Për dallim nga versioni standard i Caddy, versioni për transportimin e pasagjerëve të PanAmericana do të ketë një dizajn ndryshe në mbrojtëset anësore si dhe pjesët tjera të karrocerisë mbi rrota.
Risi do të jenë dritat e reja LED, “binarët” në tavan si dhe fellnet e aluminit prej 17 inç. Sa i përket enterierit, PanAmericana është i mbuluar me lëkurë e pedalet dhe timoni janë punuar nga alumini – por aty do të jetë edhe instrument tabela digjitale. Në konsolën qendrore gjendet monitori 10 inç për sistemin multimedial.
Caddy PanAmerican mund të porositet me motor 1.5 TSI me benzinë që prodhon 114 kuaj-fuqi apo me 2.0TDI me naftë që do të jetë i disponueshëm me dy opsione – me 102 kuaj-fuqi dhe 122.
Të gjithë motorët kanë ndërruesit manual me gjashtë shpejtësisë, derisa ai më i fuqishëm me naftë do të jetë i disponueshëm me ndërruesit automatik me shtatë shpejtësi DSG.
VV Caddy PanAmericana do të mund të porositet në Gjermani me një çmim fillestar prej 32.207 euro, e varianti më i shtrenjtë me motorin TDI dhe 4 Motion do të kushtojë 38.460 euro. /Telegrafi/