Telegrafi

Panama Papers, LSI: Të hetohen parajsat fiskale në Dubai dhe Monaco

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), i kërkon prokurorisë të jetë e vëmendshme për të hetuar çdo informacion për Shqipërinë të zbuluar nga publikimeve të skandalit “Panama Papers”.

Në një prononcim për median Petrit Vasili tha se organet e hetimit duhet të jenë të vëmendshëm për të hetuar çdo ngjarje dhe çdo lloj burimi që vjen.

“Të hetojnë parajsat fiskale në Dubai Monaco e gjetkë”, tha Vasili.

Ai tha se nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të LSI-së për transparencën e koncesioneve është me rëndësi. /Telegrafi/