Kryeministri i Islandës, ka kërkuar nga presidenti ta shpërndaj parlamentin pas akuzave se ai ka fshehur milionë dollarë në vlerë të investimeve në një kompani offshore.
Sigmundur Gunnlaugsson ka qenë nën një presion të rritur pas shfaqjes së dokumenteve ku tregohet se ai dhe gruaja e tij kanë blerë një kompani jashtë sistemit financiar legal më 2007, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ai është njëri nga dhjetëra liderë dhe ish-liderë të botës në një rrjedhje të madhe nga nja firmë e Panamasë e quajtur Mossack Fonseca.