Në skandalin e evazionit më të madh fiskal të zbuluar ndonjëherë në botë, rezulton i përfshirë edhe ekipi i Interit.
Nuk dihet ende se sa e madhe është përfshirja, por emri i klubit të Milanos rezulton mes 11.5 milionë dokumenteve të firmës ligjore “Mossak Fonseca”.
Mes futbollistëve, i pari emër i përfshirë është ai i Lionel Messit, i cili duhet se ka zgjedhur parajsën fiskale në Panama për të shmangur taksat.
Kujtojmë se deri më tani në këto letra janë përmendur emrat e Lionel Messit, Michel Platinis, Gabriel Heinze dhe Ivan Zamoranos. /Telegrafi/