Kryeministri britanik ka pranuar se kishte një pjesë përfitimi në fondin investues të të atit në det të hapur, por e shiti para se të bëhej kryeministër për rreth 50,000 euro.
Pranimi i tij erdhi pesë ditë pasi një grumbull dokumentesh u publikuan, të emëruara si Dokumentet e Panamasë, në lidhje me aferat e tatimeve të mijëra individëve mbarë botën.
Babai i kryeministrit Ian Cameron, i cili ndërroi jetë në vitin 2010, u ekspozua si drejtues i një fondi nën emrin Blairmore Holdings, në këtë dokumente.
Qeveria britanike fillimisht kishte thënë që ishte “çështje private” nëse Cameron kishte përfituar apo jo nga ky fond. Më pas në një seri deklaratash kishte mohuar se Kryeministri ka përfituar nga fondet në det të hapur, ose do ta bënte një gjë të tillë në të ardhmen./arbresh.info