Telegrafi

Panajotopulos: Athina do të nënshkruajë marrëveshje për mbikëqyrje të hapësirës ajrore të Shkupit

Komandantët e shtabeve të përgjithshme të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë marrëveshje për mbikëqyrje të pjesës ajrore të Shkupit, e cila në këtë moment është e domosdoshme, sepse është në të mirë të interesit kombëtarë të vendit tonë, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panajotopulos për gazetën “Kathimerini”, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Marrëveshja për bashkëpunim në mbrojtje është rezultat i marrëveshjes së përgjithshme të Prespës. Rezultat e cila nuk është edhe aq jo negativ sa element dëmtues të kësaj marrëveshje. Në këtë kontekst, në mes komandantëve të shtabeve të përgjithshme do të nënshkruhet marrëveshje për mbikëqyrje të pjesës ajrore të Shkupit. Vlersoj se diçka e këtillë është në interes të vendit tonë, sepse nëse nuk ndodhë kjo, do tu jepet mundësi vendeve tjera, në krye me Turqinë, e cila ka interes të theksuar, por mundet edhe Bullgaria, e cila gjithashtu është e interesuar pa pasur fondet e nevojshme fare. Sipas kësaj, në këtë moment është e domosdoshme që të nënshkruhet air policing (mbikëqyrje të hapësirës ajrore) të Shkupit, sepse është në interes kombëtarë”, tha Panajotopulos

Më 2 prill të këtij viti, gjatë vizitës së ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shkup u nënshkruan marrëveshja bilaterale në mes qeverive në mesin e të cilëve edhe ministrave të mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ish-ministrit grek të mbrojtjes Evangelos Apostolakis./Telegrafi/