Panairi për arsimin e lartë sipëror, ShBA 2016 do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Këndeve amerikane në Maqedoni, që gjenden në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Shtip, së bashku me Qendrat për arsim në ShBA dhe me përkrahje të Ambasadës së ShBA në Shkup, bën të ditur Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të turneut për arsimin në ShBA, nëpër Evropën Juglindore, 14 përfaqësues të kolegjeve dhe universiteteve amerikane do ta vizitojnë Lubjanën, Zagrebin, Sarajevën, Podgoricën, Beogradin, Shkupin dhe Prishtinën.
– Përfaqësuesit e institucioneve për arsim sipëror do të prezantohen në panairin e Shkupit dhe do tu përgjigjen pyetjeve të studentëve dhe prindërve lidhur me programet akademike për studime deri dhe pas diplomike, si dhe për mundësitë për bursa dhe ndihmë financiare, informojnë organizatorët.
Kjo turne, siç theksohet, organizohet për herë të tretë, pas suksesit në vitin 2014, kur erdhën më shumë se 2.000 vizitorë./Telegrafi/