Mbi katër mijë vende të punës po ofrohen nga 150 kompani private në Panairin e Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ-i gjerman dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Megjithatë, edhe interesimi i punëkërkuesve në këtë panair është mjaft i lartë, kryesisht prej moshës së re, të cilët shpresojnë që të gjejnë vende të punës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë hapjes së panairit tha se ngjarja e sotme ka të bëjë me rritjen e punësimit dhe aftësimit profesional.
“Ky panair ka karakter promovimin e vendeve të punës dhe përçojnë një imazh të mirë për investitorë të huaj”, ka thënë Reçica.
Njëkohësisht është hapur edhe edicioni i tetë i Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Rektori i UP “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i cili bëri hapjen zyrtare të panairit të karrierës, tha se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe pa UP-në është vështirë që të ndodhë ai ndryshim. Misioni i UP, ai tha se është për mësimdhënie, në mësimnxënie dhe kërkime shkencore.
Sipas tij, UP është një institucion i cili i bënë të fort edhe bizneset me student të kualifikuar. /Telegrafi/