Site icon Telegrafi

Panairi „Pollogu – natyrë, kulturë, aventurë “ në Shkup

„Pollogu – natyrë, kulturë, aventurë“ është emri i panairit të rajonit të Pollogut që është hapur në Qendrën për dizajn „Dhoma publike“, njofton Telegrafi Maqedoni.

Eksponojnë 15 biznese të vogla dhe të mesme nga ky rajon të cilët njëkohësisht edhe bëjnë shitje të prodhimeve të tyre – ushqim tradicional dhe veshje, filigran, gravurë, kozmetikë natyrore, mobilie, shërbime turistike dhe të tjera.

Vizitorët kanë mundësi të shohin disa prezantime artizanale – gravurë, dekorim manual i veshjeve me gërsheta dhe zbukurim tortash.

Panairi zhvillohet nga 7 deri më 9 prill, ndërsa hyrja është e lirë për të gjithë vizitorët.

Panairi organizohet nga Grupi lokal i aksionit Bogovinë-Bërvenicë në partneritet me Dhomën Publike dhe me përkrahje të USAID për zgjerim të bizneseve të vogla, e bashkë-financuar nga Qeveria e Zvicrës./Telegrafi/

Exit mobile version