Me dhjetëra stenda janë ngritur për të disatin vit radhazi, ku janë ekspozuar punime të ndryshme poçarie. Panairi i Poçarisë para sheshit të Katedrales së Korçës, ka zbukuruar qytetin në vigjilje të festës se Pashkës.
Kjo traditë e hershme në qytetin e Korçës, nxjerr në pah punën dhe seriozitetin e artizanëve korçarë, të cilët ekspozojnë prej vitesh produktet e tyre, duke tërhequr interesin e qytetarëve dhe të turistëve, të cilët e vizitojnë Korçën në këto ditë feste. /BW/