Panairi i ndërtimtarisë dhe pasurive të patundshme i pret klientët e saj në qytetin e Shkupit, transmeton Telegrafi.
Sot është dita e dytë e panairit të 13 ndërkombëtar për ndërtime, materialeve të ndërtimit dhe ndërtimit të mekanizimit.
Sipas informacioneve zyrtare të saemit, këtë vitë janë prezent mbi 110 kompani të huaj dhe vendas, gjitashtu në panair do të jenë në shitje mbi 3 mijë parcela dhe banesa, ku në mes këtyre do të jenë prezent komuna e Karposhit, Petrovecit, Sopishtes dhe ajo e Ilindenit. Nga organizatorët thuhet që në këtë vit, panairi pritet të ketë vizitorë dhe klinet të majftueshëm sepse janë prezent shumë kompani serioze dhe gjigante, si vendas ashtu edhe të huaj.
Paniri do të jetë i shtruar në 3 sallone të saemit, me orar pune nga 10:00 – 19:00 ku do të jenë në dispozicion me prezentime të shumta për klintët.
Sot është dita e dytë e panairit dhe do të zgjas deri ditën e shtunë. /Telegrafi/