Të “armatosur” me një telefon inteligjent në botën e sotme, fermerët mund të monitorojnë nga distanca shëndetin e fushave të tyre, nivelin e ushqimit apo edhe vjetërimin e verës në depozitat e tyre.
Dhe ndërmarrjet fillestare, si dhe gjigantët e agro-industrisë po ekspozojnë mjete të tilla moderne – mjete për të ndihmuar fermerët të mbledhin dhe analizojnë të dhëna dhe të përmirësojnë vendimmarrjen – në shfaqjen e madhe elektronike CES në Las Vegas, përcjell Telegrafi.
Kështu, Olivier Lepine, i cili drejton një kompani start-up franceze, ka zhvilluar një sensor që mund të sigurojë informacion në kohë reale mbi temperaturën, lagështinë dhe dritën që bie në një fushë ferme.
@JohnDeere announces #exactshot technology at @CES pic.twitter.com/JlW1z4eCsa
— Chad E. Colby (@TheChadColby) January 5, 2023
Me të dhëna të tilla në dorë, fermerët mund të marrin vendime më të sakta se kur të ujitin, si të reduktojnë përdorimin e pesticideve dhe si të trajtojnë tokën e tyre – duke kursyer kohën e shpenzuar normalisht duke udhëtuar nga fusha në fushë.
Ndërsa një kompani e niveli të tillë e Koresë së Jugut ndërkohë po ofron një mënyrë për të monitoruar përmbajtjen e depozitave të mëdha ku ruhen drithërat dhe ushqimet.
Sonda e AimbeLab jo vetëm që vlerëson sasinë e grurit në një silo, por edhe gjendjen e tij, duke lejuar fermerin dhe furnitorët e tij të parashikojnë më mirë dërgesat dhe kështu të reduktojnë udhëtimet.
Veç këtyre, Simple Labs, një start-up amerikan, ka zhvilluar një sensor të aftë për të matur temperaturën, lagështinë, vlerën e pH dhe përmbajtjen e fenolit – që ndikon si shijen ashtu edhe ngjyrën – e verës në një depozitë ose kazan, duke lejuar kontroll më të saktë mbi “vjetërsinë e saj”. /Telegrafi/
Quick vid peak @JohnDeere new ExactShot tech. Puts STARTER only on the SEED at planting speeds up to 10 mph. CUTS starter by 60% Deere says. https://t.co/MEYIaHFy9Y @dtnpf @ChrisHillPF @RickEThornton pic.twitter.com/sKKxYxBh8a
— Dan Miller (@DMillerPF) January 6, 2023