Telegrafi

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit më 20-21 prill në Prishtinë

????????????????????????????????????

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit 2017 hap dyert për edicionin e saj të 14-të, më 20-21 prill 2017, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke shënuar kështu fillimin e sezonit të ri turistik, përmes një atmosfere festive për profesionistët dhe pasionantët e turizmit dhe sportit.

Si e tillë, kjo ngjarje e organizuar vazhdon të jetë aktiviteti më i rëndësishëm për promovim të turizmit të vendit dhe të rajonit, duke plotësuar kështu jo vetëm standarde ndërkombëtare të organizimit, por edhe duke sjellur gjithnjë risi, si për biznese ashtu edhe për vizitorë.

Ky event mbetet platforma kryesore e rritjes së biznesit, pozicionimit të brendit tuaj në industri, si dhe takimit me klientë dhe partnerë të rinj.

Çka do të ekspozohet në Panair të Turizmit dhe Sportit?

Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit do të ekspozohen pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse.

Përmes agjencive turistike të shumta dhe organizatorëve të udhëtimeve prezantohen po ashtu : hotele, rezorte, restorane, komplekse turistike, kompani qe ofrojnë turizëm shëndetësor, malor, aventurier (sporte alpine, ngjitje, hiking), blerës, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje, etj.

Për të gjithë vizitorët gjatë kohës së panairit, këto agjenci ofrojnë benefite të shumta, duke përfshirë edhe zbritje mjaft atraktive në oferta.

Këtë edicion, panairi po ashtu sjell bashkëpunimin e ndërsjellë me studentë dhe profesorë të mirënjohur të Fakultetit të Menaxhmentit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, si dhe Departamentit të Menaxhmentit të Turizmit dhe Hotelerisë, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Fokusi i edicionit të sivjetëm

Fokusi i edicionit të sivjetëm të këtij panairi, vazhdon të jetë në promovimin e turizmit vendor dhe rajonal: eksplorimin e pasurive natyrore dhe kulturore si dhe shijimin e gatimeve të restoranteve më me zë në vend.

Panairi i sivjetëm tenton të shpalos mundësitë e ndryshme sportive e rekreative përbrenda dhe jashtë vendit, si aktivitete plotësuese qe e përmbushin atraktivetin e një vendi turistik.

Andaj në këtë edicion gjithashtu i është kushtuar vëmendje e veçantë ngritjes së vetëdijes dhe promovimit të sportit, shëndetit dhe fitnesit, duke ditur benefitet dhe rolin e saj terapeutik drejt një jete me shëndet të mirë fizik dhe psikologjik.

Aktivitete gjatë panairit

Me qëllim të pasurimit dhe rifreskimit të ngjarjes, organizatori përherë kujdeset që të sjellë për vizitorin profesionist dhe publikun e gjerë, aktivitete paralele të shumta dhe mjaft atraktive.

Aktiviteti kryesor i panairit do jetë show i gatimeve live nga kuzhinierë të njohur ndërkombëtarisht, i cili do të jetë i hapur gjatë dy ditëve të panairit për të gjithë të pasionuarit e ushqimeve ku përveç mundësisë së të shijuarit falas të gatimeve për publikun e gjerë, ky aktivitet iu vije në ndihmë restoranteve e kuzhinierëve të vendit që kanë mundësinë të përfitojnë nga këta ekspertë.

Në kuadër të këtij panairi, po ashtu organizohet edhe konferenca mbi promovimin e turizmit në të cilën pjesëmarrës janë përfaqësuesit kryesorë të Komunave të Kosovës, ku do të shpalosin planet, projektet, strategjitë dhe të arriturat mbi fushën e turizmit.

Për të pasionuarit e sporteve priten surpriza mjaft të këndshme nga Federatat që tashmë janë anëtare të organizatave botërore si: Federata e Xhudos, Federata e Karatesë, Federata e Shahut, Federata e Çiklizmit, Federata Ping Pongut e të tjera.

Aktivitet tjetër mjaft i veçantë do jetë edhe punimi artizanal live i enëve nga argjila/balta, ku të gjithë kureshtarëve të këtij arti , iu ofrohet mundësia që ta provojnë punimin e një ene.

CEO në cilësinë e organizatorit ju uron suksese të gjithë ekspozuesve duke shpresuar se gjatë këtyre ditëve, jo vetëm promovimi i veprimtarisë dhe i produkteve e shërbimeve do të jenë në qendër të vëmendjes, por do të gjejë hapësirë të mjaftueshme edhe përforcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes subjekteve dhe institucioneve, duke kontribuar në rritjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të këtij sektori.

Për të marrë informata shtesë dhe për të qenë pjesë e kësaj ngjarje, vizitoni uebfaqen www.ceokos.com. Ndërsa, për të rezervuar hapësirën tuaj në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit, na kontaktoni ne numrat e telefonit 038 516 013 dhe 045 100 884. /Telegrafi/