Mungesa e financave dhe mos përkrahja institucionale bëjnë që panairet e librit në Tetovë të jenë gjithnjë e më të varfër – si nga shtëpitë botuese, po ashtu edhe në vizita dhe blerës. Megjithatë, përkundër këtyre problemeve, krerët e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, për herë të 19 arritën që karvanin e librave ta sjellin edhe në Tetovë.
“Kemi edhe problemet nëpër kufij, për të ardhur deri këtu. Normal se përkrahja duhet, meqë dikush varet nga libri”, ka thënë Abdylmexhit Saliu. kryetar i SHBSH-së.
Ashtu sikurse vitet përpara, edhe këtë vit vërehej mungesa e blerësve dhe lexuesve. Sipas vizitorëve, kjo gjë ndodh për dy arsye: problemet ekonomike dhe mungesa e kulturës së leximit.
Panairin e Librit tetovarët mund ta vizitojnë deri më datë 27 tetor. /Alsat/